Lajme

Vjen parashikimi befasues për LVV-në, paralajmërohet fitore e thellë në zgjedhjet e reja – ja sa për qind të votave do marrë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:24 / 19 August 2024

Anëtari i Kryesisë së partisë Guxo, Luan Gacaferi, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e reja parlamentare.

Ai në një postim në Facebook, tha se fitorja me 50 për qind nuk ndihmoi për “t’i vrarë hijenat n’Kosovë”, për këtë parashikoi se në zgjedhjet e reja, LVV do fitojë me 80 për qind.

“Por, tani po bindem se mbi 50% nuk paskan mjaftuar sepse i paskemi dërrmuar, por jo edhe “vrarë” përfundimisht hijenat e Kosovës!

Por, tani më 9 shkurt të vitit 2025, nuk do gabojmë prapë si herën e fundit, por do i “vrasim” me 80% për ta shpëtuar Kosovën përfundimisht e përgjithmonë nga hijenat me vesh të mëdhenj e me jargët si lumë!”, shkroi Gacaferi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Në fillim kur e mësova rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, me mbi 50% mendova se mjafton për t’i “vrarë” hijenat n’Kosovë.

Por, tani po bindem se mbi 50% nuk paskan mjaftuar sepse i paskemi dërrmuar, por jo edhe “vrarë” përfundimisht hijenat e Kosovës!

Por, tani më 9 shkurt të vitit 2025, nuk do gabojmë prapë si herën e fundit, por do i “vrasim” me 80% për ta shpëtuar Kosovën përfundimisht e përgjithmonë nga hijenat me vesh të mëdhenj e me jargët si lumë!

80% me 9 shkurt 2025!!!