Lajme

Vjen thirrja ndaj Kurtit: Rezisto! Mos bëj lëshime ndaj Serbisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:04 / 31 January 2023

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një thirrje për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Spartak Ngjela

Ai i sugjeroi kryeministrit të Kosovës të rezistojë e të mos bëjë lëshime ndaj Serbisë.

“Ne e kemi fituar luftën në vitin 99’ dhe unë u bëj thirrje atyre të qëndrojnë për të ruajtur dinjitetin e kombit të tyre sepse ka shumë filoserbë brenda. Gjithë çështja është se të rrahurit duan rrahësin shpesh, jo të gjithë, por ka nga ata që vuajnë psiqikisht,” – u shpreh Ngjela në një intervistë për Euronews Albania.

Avokati tha se e sheh rezistencën e qeverisë së Kosovës dhe nuk ka asgjë kundër.