2:13 / 21 January 2026
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka bërë homazhe në nderim të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Në 20 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit historik, Osmani ka pasur fjalë të mëdha për Rugovën.
Osmani e ka cilësuar Rugovën si arkitekt të pavarësisë së Kosovës.
“Sot është 20-vjetori i shkuarjes në amshim të atit themeltar të Republikës së Kosovës, arkitektit të pavarësi, njeriut që i dha gjithçka Republikës tonë dhe ndërtoi vizionin për të ecur përpara edhe brezat që do të vijnë pas nesh. Presidenti Rugova e bëri bashkë gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci” – ka vlerësuar Osmani.