Lajme

Vjosa Osmani ‘nën zjarr’ të kritikave – Bytyçi: Ajo nuk i shërben Kurtit, por Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:40 / 14 September 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka qenë në qendër të diskutimeve, pas paraqitjeve të saj të fundit në media.

Madje, ajo është kritkuar mjaft nga kundërshtarët e saj politikë, kryesisht partitë opozitare.

Megjithatë, profesori Enver Bytyçi vlerëson se presidentja reagoi me përgjegjësi për vendimet që lidhen me interest e shtetit.

Për këtë, ai vlerëson se reagimet e saj nuk lidhen me anshmëri nga Kurti, por me vlerësim të drejt në interes të shtetit.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si në çdo rast kur bëhet fjalë për interesat e shtetit dhe institucionet e tij, edhe kësaj radhe reagoi me përgjegjësi për vendimet e Gjykatës Kushtetuese sa i përket së fundmi pezullimit të punimeve të legjislativit. Por reagimet e saj nuk kanë të bëjnë me asnjë palë. As me pushtetin e Vetëvendosjes dhe të kryeministrit Kurti. Megjithatë ajo po kritikohet si “presidente e njëanshme”, që po i shërben partisë fituese në rastin e fundit të reagimit të saj kritik rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e punimeve të Kuvendit”.

E për këtë, Bytyçi përmendi disa arsye, që të cilat tregojnë dhe vërtetojnë se presidentja nuk ka treguar anshmëri në raport me partitë politike.

Së pari, ai përmendi vendimin e Kushtetueses, e që me të drejt Osmani reagoi kundër tij, e që kërkoi të mos merren parasysh ankesat e Listës Serbe dhe të mos mbetet pezull shkaku i kësaj partie.

ImageEnver BytyçiFOTO GALERI
“Megjithatë do të ndalem në disa pika kyçe për ta argumentuar mendimin tim, se presidentja Osmani nuk mban anë dhe nuk mbështet asnjë palë politike në Kosovë.

Së pari, reagimi i fundit ishte shqetësim mbarëshoqëror për atë se çfarë po ndodh me vendime të tilla të Gjykatës Kushtetuese. Ai vendim rrezikon shtetin dhe institucionet e tij. Ai vendim mund të çojë në kompetenca shtesë për dhjetë deputetë të pakicës serbe, nëntë prej të cilëve i përkasin një partie politike, Listës Srpska, e cila në thelb nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, për pasojë as shtetësinë, as integritetin territorial, as institucionet e shtetit. Ai vendim i jep të drejtën e vetos në parlament disa deputetëve, të cilët janë pjesë e një partie, të cilën e kanë udhëhequr politikanë terroristë, madje me synime të qarta cënimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Ai vendim rrezikon funksionimin e shtetit. Si mundet që të faktorizosh me të drejta ekxplicite këtë forcë politike, siç po duken të gjitha gjasat, se GJK e Kosovës po bën?! Edhe nëse nuk do ishte përfshirë në akte dhe vepra terrorizmi, të drejtat bllokuese janë të rrezikshme. Janë të rrezikshme edhe nëse i jepen një partie politike shqiptare, sidomos në aspektin e funksionimit të shtetit dhe të demokracisë funksionale. Prandaj dhe reagimi i zonjës Osmani është parimor, thelbësor dhe përmbajtësor”, nënvizoi ai.

Gjithashtu, profesori potencoi se reagimi ishte në frymë institucionale dhe se reagimi i saj erdhi si pasojë e mosvotimit të Rashiqit nga ana e ish-partive opozitare.

N këtë pikë, kritikoi partitë në fjalë, ku tha se me vendimin e tyre e favorizuan Listën Serbe.

“Së dyti, presidentja e Kosovës reagoi për t’i dhënë frymë një institucioni jetik, legjislativit. Jo për të mbështetur Vetëvendosjen. Nëse reagimi i saj përkon sadopak me qëndrimin e Vetëvendosjes, ky nuk është faji i presidentes. Është faji dhe përgjegjësia e ish-partive opozitare, të cilat nuk votuan Nenad Rashiq për nënkryetar të parlamentit të Kosovës. Nëse do vepronte ndryshe, atëherë Vetëvendosjes do t’i lindte e drejta ta kritikonte zonjën Osmani për anësi në favor të partive që favorizojnë propozimet e Listës Srpska. Pozicionimi i presidentes është shumë i argumentuar dhe në favor të interesave të shtetit. Ndërkohë që ka shumë politikanë në Kosovë, të cilët duan që shteti të mos funksionojë, presidentja bën gjithçka mundet që të ndodhë e kundërta, që institucionet të funksionojnë. Pra kritikat dhe lufta janë midis të drejtës shtetërore, të cilën e ka detyrë ta mbrojë presidentja e vendit dhe të drejtës politike, e cila të lejon të bashkohen edhe me partinë e Radoiçiqit kundër institucioneve të tua”.

Më tej, Bytyçi tha se partitë opozitare po kërkojnë që Osmani të heshtë, të mos flaës fare, e që presidentja e ka këtë detyrë të reagojë kur është në pyetje shteti.

“Së treti, mesa kuptoj, ish-opozita ka dëshiruar që zonja Vjosa Osmani të heshtë, të mos flasë. Të mos flasësh, kur duhet folur, është anësi e turpshme për një president. Të flasësh, kur duhet folur është detyra e çdo kryetari shteti. Nëse presidentja do të kishte heshtur, atëherë ajo do të kritikohej nga qytetarët e vendit, nga shoqëria civile dhe kushdo tjetër që e do Kosovën dhe shtetin e saj. Tani kritikohet nga disa Kajtazë të SHIK-ut, si dhe nga disa politikanë naivë, se paska mbajtur anësi. Anësinë e kujt? Anësi në favor të institucionit të parlamentit. Anësi në mbështetje të Kushtetutës, të cilën ka rrezik që Gjykata Kushtetuese ta shkelë me të dy këmbët, thjesht se ka të drejtën të marrë vendime në emër të saj. Por pa asnjë bazë juridike. Thjesht nga presioni politik, edhe i ndërkombëtarëve!”, nënvizoi ai.

Në fund, Bytyçi kërkoi nga politika shqiptare në Kosovë që të reagojë jo sipas shijeve politike dhe simpative personale, por bazuar në kriterin e së vërtetës.

“Së katërti, presidentja Osmani në jo pak raste ka mbajtur qëndrime të kundërta me kryeministrin Kurti. Dihen tashmë marrëdhëniet e tensionuara disa herë mes tyre për këtë shkak. Janë të njohura edhe kritikat publike për kryeministrin nga ana e presidendes. Por asokohe Vjosa Osmani ishte për opozitën një presidente e drejtë, e paanshme, e pavarur, jo konformiste. Tani që mbron parlamentin, institucionin më të rëndësishëm të shtetit, na qenka e njëanshme, në favor të Albin Kurtit.

Për të gjitha këto arsye politika shqiptare në Kosovë duhet të reagojë jo sipas shijeve politike dhe simpative personale, por bazuar në kriterin e së vërtetës. E vërteta është se loja e ish-opozitës shkon në favor të nëntë deputetëve të minoritetit serb, të cilët luftojnë edhe me armë kundër shtetit, ndërsa reagimi i Vjosa Osmanit shkon në favor të shtetit. Ish-opozita duhet të shkëputet nga rendja pas interesit të pushtetit dhe të luftojë për forcimin e shtetit!” – përmbylli Enver Bytyçi për “Bota sot”.