Lajme

Vllahiu: Qeveria Kurti nuk po i bind ndërkombëtarët se janë serioz në dialog

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:39 / 2 June 2022

Analisti politik Arbër Vllahiu vlerëson se qeveritë kosovare nuk po arrin që të bind bashkësinë ndërkombëtare se janë serioze në dialog me Serbinë, veçanërisht kjo e fundit.

“Është e saktë që Serbia ka fituar më shumë sesa që ka përfituar Kosova në procesin e dialogut në 11 vjetët. Por, në anën tjetër është shumë e saktë që edhe Kosova nuk ka mbetur mbrapa në krejt këto procese”.

“Ajo që është shqetësuese në rastin e Kosovës është një element themelor që Kosova nuk po arrin në këtë fazë në asnjë formë me e bind bashkësinë ndërkombëtare se është serioze në proces për arsye se ose ka një shpërputhje prej asaj që i është premtuar Bashkësisë Ndërkombëtare para 14 shkurtit të vitit 2021 para zgjedhjeve dhe nuk është realizuar në proces e sipër ose ato të cilat janë dhënë si detyra nga bashkësia ndërkombëtare që duhet t’i kryej Kosova nuk janë marrë seriozisht”.

Vllahiu, në Rubikon në Klan Kosova, mes tjerash, tha se kryeministrin Albin Kurti duhet të tregojë se çfarë porosi ka marrë nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të presidentit amerikan, Jake Sullivan.

“Thelbi është i thjeshtë, ose kemi çalim të obligimeve që janë marrë ose kemi jo seriozitet të qeverive në Kosovë e posaçërisht kësaj të fundit për të realizuar atë që është marrë si premtim. Për mua nuk ka fare e rëndësishme në qoftë se zotëri Kurti është takuar me zotëri Sullivan në shkallët e një ndërtese në afërsi apo brenda Shtëpisë së Bardhë, për mua është me rëndësi se çfarë i ka thënë zotëri Sullivan zotëri Kurtit – pjesa përmbajtjesore dhe çka i është premtuar atij nga Kurti. Këto nuk janë elementet të cilat nuk na i ka thënë zotëri Kurti në kumtesat e tij e as shkrimet e tij në rrjete sociale”.

“Thjesht, duhet të dimë se çka janë premtimet tona që kemi premtuar se do t’i realizojmë dhe çka janë kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare në raport me ne dhe së fundmi në qoftë se zotëri Kurti e ka ndërmend ta qojë sërish vendin në zgjedhje do të duhej të ishte shumë i sinqertë me 51 për qindshin e votuesve në Kosovë, dhe t’ju thotë ‘ne nuk mund ta realizojmë këtë dhe këtë për arsye se janë shumë të vështira për t’i bërë’ ose do të ketë një kompromis në dialog me Serbinë për arsye se kjo është elementi kryesor që hynë në një dialog me Serbinë ose nuk do të ketë fare dialog më tutje”, tha Vllahiu.

Descoperă cele mai bune trucuri de viață, rețete delicioase și articole utile despre grădinărit pe site-ul nostru. Află cum poți să-ți faci viața mai ușoară, să gătești preparate delicioase și să ai un grădină frumoasă. Fii gata să descoperi cele mai interesante și practice sfaturi care îți vor schimba viața în bine! Delicii de iarnă: Cireșe întregi și aromate pentru Secretele mașinii de spălat: marturia unei femei despre butonul Cele 8 legume de toamnă pe care le Metoda rapidă Un strop de vară Cum să scapi de buruienile într-o singură mișcare: un O alternativă la 10.000 de pași pe Descoperiți cele mai bune trucuri pentru gospodărie, rețete delicioase și sfaturi utile pentru grădinărit pe site-ul nostru! Aici veți găsi informații practice și sfaturi pentru a vă simplifica viața de zi cu zi. Indiferent dacă doriți să învățați cum să gătiți cele mai bune mâncăruri sau să aveți un grădina frumoasă și roditoare, suntem aici pentru a vă ajuta. Vă promitem că veți găsi tot ce aveți nevoie pentru a vă transforma casa și grădina într-un loc minunat. Nu ratați șansa de a descoperi secretele unei vieți mai bune!