Lajme

Vlora Çitaku e quan kryeneç Albin Kurtin: Është duke e mbajtur peng Kosovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:08 / 23 May 2025

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas dështimit të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës tha se Kosova është duke u mbajtur peng e kryeneçësisë së kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ajo tha se partia e saj është e gatshme të hapë rrugë, duke ofruar alternativat e tyre.

“103 ditë të humbura për Kosovën, 103 ditë pa i adresuar hallet e qytetarëve të Kosovës. PDK vazhdon të jetë konstruktive. Ne jemi të gatshëm çdo moment që të hapim rrugë, kemi ofruar alternativat tona. Mirëpo, Kosova po mbahet peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit. Bëjmë ftesë për reflektim që të ecim tutje”, tha ajo.