Lajme

Vlora Çitaku: Fjalimi i Edi Rama në Bordin e Paqes ishte i jashtëzakonshëm

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:42 / 19 February 2026

Çitaku thotë se Rama ëdhtë konsistent në thirrjen për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Sekretarja e Përgjithshme e Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka komentuar fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Bordin e Paqes, ku ai kërkoi angazhim nga presidenti Donald Trump lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Çitaku e cilësoi fjalimin e Ramës si të jashtëzakonshëm, duke theksuar se ai ka qenë konsistent në thirrjet për drejtësi ndaj Hashim ThaçiKadri VeseliRexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

“Edi Rama, kryeministri shqiptar, ka qenë i jashtëzakonshëm dhe, thënë të drejtën, kjo që bëri sot është vazhdimësi. Edi ka qenë konsistent në këtë pikë. Unë kam qenë prezente bashkë me të kur ka qenë në Këshillin e Evropës dhe ngjashëm pati mbajtur një fjalim jashtëzakonisht përmbajtësor, përmes të cilit pati dekonstruktuar komplet aktakuzën e rreme të Prokurorisë. Dhe sot, në një forum të tillë ku sytë e botës kanë qenë në Washington, kryeministri shqiptar e shpjegoi me precizitet padrejtësinë e madhe që po i bëhet Kosovës përmes procesit në Hagë dhe bëri një lutje që të mos bëhet më keq”, tha Çitaku.