Ballina

Vlora Çitaku, flutër mashtruese e dhelpër dinake

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:21 / 30 July 2022

Nga Rexhep Torte

Oj Vlora Çitaku, flutër mashtruese e dhelpër dinake, po ta rikujtoj se Naim Miftari i nderuar, ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent I SHIK-ut, në vazhdimësi dhe në mënyrë të argumentuar shkruan se Klani “Rogner” i Tiranës, me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Xhavit Halitin e të tjerë, sot rahin gjoksin për UÇK-në, por këta rogneristë nuk kanë shkrepur asnjë plumb kundër Serbisë kriminale, por kanë bërë jetë luiksoze me paratë e mërgimtarëve tanë që i dërgonin për UÇK-në, bile Hashim Thaçi që e ke aqë për zemër muajin e mjalitit e ka bërë më këto para nëpër hotelet më të mira në Evropë e gjetiu.

Vora Çitaku, më tej shton se, “Duke tentuar të ndryshohet historia do të ndryshohen edhe përpjekjet shekullore dhe ndërhyrjet ndërkombëtare.
Oj Vlora Çitaku, mos e mashtro veten, sepse çdo kosovar është mirënjohës dhe nuk e harron të mirën që na e bënë ndërkombëtarët, bile shumë më tepër se ti zonja tradhtare e Kosovës.

Vlora Çitaku, në vazhdim thotë se, “Nuk mund të festohet Dita e Pavarësisë pa u përmendur aktorët kryesorë të shpalljes së pavarësisë, Fatmir Sejdiu- president, Hashim Thaçi- kryeministër dhe Jakup Krasniqi- kryreparlamentar, që kanë qenë bartës të institucioneve në atë periudhë”, dhe ne duhet të mësohemi të tregojmë mirënjohje”.

Oj Vlora çitaku, duhet ta kesh të qartë se Hashin Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi ndodhen prapa grilave në Hagë me aktakuza për vrasjen e kundërshtarëve politikë. Ndërsa Fatmir Sejdiu, asnjëherë nuk e ngriti zërin për aktivistët e LDK-së që u vranë nga kundërshtarët për pushtet, ose për Bujar Bukoshin që i treti tërë ato para të tre përqin shit që mërgimtarët tanë i dërgonin për lufëtarët e Kosovës.

Vlora Çitaku në fund thotë se, “Përvjetori i Pavarësisë duhet t’i bashkojë të gjithë, dhe jo të jetë një ditë që i përçan qytetatrët. Fjalimet sot në parlament do të duhej të ishin në këtë frymë dhe jot të bëhej bilanci i punës së Qeverisë, të kritikohet opozita apo mediat”.

Oj Vlora Çitaku, kuptoje njëherë e mirë se fjalimi i kryeministrit Albin Kurti ishte në vendin e duhur, në kohën e duhur dhe tejet korrekt dhe i qëlluar.

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen solemne në Parlamentin e Kosovës, ku ishte i pranishëm edhe kori diplomatik i akredituar në Kosovë, do të duhej fliste për të zezat që PDK me në krye Hashim Thaçin ia bënë Kosovës, duke e hartuar edhe planin për ndarjen e Kosovës në favor të Serbisë kriminale.

Do të duhej të fliste për pasurimin me korrupsion milionësh të Hashim Thaçit, për themelimin e Fondacionit të tij për të kërkuar ndihmë financiare edhe nga qytetarët për mbrojtjen në Hagë, që është një zhvatje e tepruar.

Do të duhej të fliste për milionat e eurove që i paguan Kosova për të akuzuarit në Hagë, të cilët atje ndodhen me aktakuza të tyre individuale, dhe jo aktakuza ndaj shtetit të Kosovës.