Lajme

Vlora Çitaku, flutër mashtruese e dhelpër dinake

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:10 / 15 July 2023

Nga Rexhep Torte

Oj Vlora Çitaku, flutër mashtruese e dhelpër dinake, po ta rikujtoj se Naim Miftari i nderuar, ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent I SHIK-ut, në vazhdimësi dhe në mënyrë të argumentuar shkruan se Klani “Rogner” i Tiranës, me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Xhavit Halitin e të tjerë, sot rahin gjoksin për UÇK-në, por këta rogneristë nuk kanë shkrepur asnjë plumb kundër Serbisë kriminale, por kanë bërë jetë luksoze me paratë e mërgimtarëve tanë që i dërgonin për UÇK-në, bile Hashim Thaçi që e ke aqë për zemër muajin e mjalitit e ka bërë më këto para nëpër hotelet më të mira në Evropë e gjetiu.

Do të duhej të fliste për pasurimin me korrupsion milionësh të Hashim Thaçit, për themelimin e Fondacionit të tij për të kërkuar ndihmë financiare edhe nga qytetarët për mbrojtjen në Hagë, që është një zhvatje e tepruar.

Do të duhej të fliste për milionat e eurove që i paguan Kosova për të akuzuarit në Hagë, të cilët atje ndodhen me aktakuza të tyre individuale, dhe jo aktakuza ndaj shtetit të Kosovës.

Oj Vlora Çitaku, mos e mashtro veten, sepse çdo kosovar është mirënjohës dhe nuk e harron të mirën që na e bënë ndërkombëtarët, bile shumë më tepër se ti zonja tradhtare e Kosovës.