Lajme

Von Cramon: Marrëveshja mes Serbisë dhe Rusisë është skandal i rëndë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:41 / 25 September 2022

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Rusisë.

Von Cramon përmes një cicërime në Twitter tha se kjo marrëveshje është një skandal i rëndë.

Ajo shtoi se kjo marrëveshje ndoshta është një sinjal që të ngrihen bisedimet për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme, ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan planin e bashkëpunimit të ardhshëm me agresorin rus. Apo ndoshta është vetëm një sinjal për ne që të ngrijmë bisedimet e anëtarësimit pasi hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës”, tha ajo.