Lajme

Von Der Leyen pas takimit me Kurtin: Të punojmë së bashku hap pas hapi për të ardhmen evropiane të Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:24 / 26 October 2024

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka takuar në Prishtinë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Von Der Leyen e ka falënderuar Kurtin për pritjen e ngrohtë dhe për bisedën përmbajtjesore.

Ajo tutje e ka përgëzuar Kurtin për “suksesin impresiv ekonomik” të viteve të fundit.

“Ne jemi krenar të iu përkrahim juve. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku hap pas hapi për të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka shkruar presidentja e KE.