Lajme

Vonohet vendimi i qeverisë, në Merdare lëshohet dokumenti i parë i reciprocitetit ndaj Serbisë (FOTO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:40 / 31 July 2022

Ani se qeveria e Kosovës shtyu zbatimin e vendimit për reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit, duket se ky lajm arriti me vonesë në pikat kufitare.

Kjo rezultoi që megjithatë në pikëkalimin kufitar në Merdare, të lëshohet dokumenti i parë i masës së reciprocitetit, transmeton Klankosova.tv.

Klan Kosova ka raportuar nga vendi i ngjarjes ndërsa dhe ka siguruar këtë flet-lëshim të një qytetari serb më një kamion mallrash, të cilit i është dhënë gjatë kalimit të kufirit.