Lajme

Votoni nr 1! Mustafaj: Më 12 maj heqim traun që na ndan, Shqipëri – Kosovë pa pagesë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:51 / 9 May 2025

Partia Demokratike premton se pas 11 majit, të gjithë trarët në rrugët me koncesion që po rëndojnë buxhetin e qytetarëve shqiptarë do të hiqen.

PD ka bërë të qartë se do të ndërmarrë një reformë për të larguar pagesat e trajtave në rrugën e Kombit dhe rrugët e tjera me koncesion, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Kandidati i Partisë Demokratike, Andi Mustafaj, ka premtuar se më 12 maj trau në Kukës do të hiqet dhe qytetarët do të mund të kalojnë pa pagesë nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas. Mustafaj e bëri këtë premtim në një video të publikuar, duke thënë: “Ky trau që na ndan më 12 maj nuk do të jetë më. Ecim me 1-shin. Voto Partinë Demokratike.”

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur qytetarët janë të shqetësuar për peshën financiare që ka mbajtur pagesa e trarëve, duke kërkuar një zgjidhje që lehtëson lëvizjen e lirë dhe përmirëson kushtet e jetesës për ta.