Nga Halil Geci
Vuçiç ka çëndrua në pushtet gjithmonë duke i gënjyar votusit serbë se po e “mbron” Kosovën nga “separatistët shqiptarë”, ai ka ndërtuar një narrativë të rreme, njësoj siç kanë vepruar disa liderë të së kaluarës Kosovarë çë bënin marrëveshje të tradhtisë e shitëshin si herojë të lirisë duke i arsytuar tradhtitë e tyre si marrëveshje historike kur e dhanë,dhe e nënshkruan Zajednicën dhe e ratifikuan në parlament serbska republikën e veriut,pos kësaj tradhtije këta tradhtar i lanë kopilin në derë me zajednicën edhe gjasht komunat serbe në jugë.Pastaj ekstra teritoret e manastireve,humbjen e 8226 h toke Malit të zi,duke mos ua llogaritur vrasjet plaçka dhe pasurit marramendshme çë ia bënë Kosovës për 20 vjet rreshtë,aç ma keçë kur edhe sotë mbi tyezë gjindet ndarja e Kosoves kinse me ndrrim teritorësh!
Nga ana tjetër, në Kosovë, liderë të papërgjegjshëm për vite të tëra kanë pretenduar se po e mbrojnë vendin nga Serbia, ndërkohë që bënin marrëveshje të fshehta e të dëmshme, të përmendura lart këti shkrimi ,që kanë rrezikuar ekzistencën dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës. Këto marrëveshje të njohura tashmë publikisht kanë qenë aq të dëmshme, saqë e kanë çuar Kosovën në buzë të zhbërjes.
Politika e guximshme dhe e pakompromis e Albin Kurtit, qoftë ndaj presioneve të jashtme, qoftë ndaj strukturave të vjetra të brendshme, ka arritur të ruajë dhe të shtrijë sovranitetin e humbur të Kosovës. Ai ka ndërtuar një model qeverisës që ka kthyer dinjitetin e shtetit ligjor dhe demokratik, duke larguar nga pushteti elementët që kanë abuzuar me interesin publik dhe që kanë tradhtuar interesat kombëtare.
Ngjashëm me fundin politik të Millosheviçit, kan përfunduar edhe ish pushtetaret opozitar të Prishtinës çë gjendën në Hagë e çë po përballet me të njëjtin fat si Millosheviçi dikurë.
Pushteti i Vuçiçit i ndërtuar mbi propagandën dhe manipulimin e ndjenjave nacionaliste, po pëson çarje të mëdha. Shumë analistë e krahasojnë rënjen e Vuçiçit si rënjen liderve të dështuar në Kosovë, të cilët, duke bashkëpunuar me Vuçiçin ndërtuan një model të hajnis dhe plaçkes që për vite të tëra dëmtuan rëndë interesat e shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës
Sfidat përpara mbeten të mëdha, por një gjë është e qartë: Albin Kurti, përkundër trysnive të vazhdueshme, po e zbaton me përpikëri dhe vendosmëri ligjshmërinë e shtetit juridik dhe po mbron integritetin e Kushtetutës. Kjo politikë e bazuar në parime të qarta dhe të palëkundura ka kthyer shpresën te qytetarët e Kosovës dhe ka krijuar një model të ri politik që sfidon keqmenaxhimin e së kaluarës,dhe rrezikonë ta zhdukë opozitën e Kosovës të tëren.
Përfundimi është i qartë: politika e manipulimit ka arritur fundin e saj. Vuçiç, njësoj si liderët e mëparshëm sërbë që mbështeteshin te retorika boshe dhe marrëveshjet e fshehta, po humbet terrenin në sërbi ,ndërsa Kosova, falë një udhëheqjeje të guximshme, po konsolidon sovranitetin dhe dinjitetin e saj kombëtar.