Lajme

Vuçiq: I vetmi fajtor është Kurti, ai do luftë dhe konflikt

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:49 / 24 September 2023

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në adresimin e  tij ka  thënë se i vetmi fajtor për situatën e krijuar në veri, është kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“I vetmi fajtor është Albin Kurti. Ky është ai që nuk do ta themeloj Asociacionin, nuk i lë njerëzit të kujdeset për fatin e tyre. Gjatë gjithë kohes ka provokuar dhe vazhdon të provokoj dhe një grup serbësh ranë në provokimin e  tij. Albin Kurti do luftë dhe konflikt. Dëshira e tij jetësore është të na fus neve në luftë me NATO-n.

Ne e dijmë se me kënd kemi punë dhe e dijmë se çfarë ata mendojnë.  Do ta shfryëzojmë durmimin dhe vendimet do t’i marrim me kujdes dhe do të dalim para qytetarëve tanë në ditët që vijnë. E thërras Komunitetin Ndërkombëtar që Asociacioni të formohet . Duhet të bëhet formimi i asociacionit, sepse kjo është mënyra e vetme, për mos të pasur më telashe. E thërarsim popullin për qetësi dhe vetë përmbajtje”, ka thënë Vuçiq.