Lajme

“Vuçiq më optimist se Haziri se Kosova do të pranohet në KiE”, anëtari i Guxo “godet” nënkryetarin e LDK-së: Ka ra në 10%!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:02 / 5 May 2024

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se është vështirë e besueshme se Kosova do të arrijë objektivat për anëtarësim në Këshillin e Evropës, me 16 maj.

Ai ka akuzuar Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, se ka shkaktuar mosbesim te institucionet evropiane.

“Vështirë e besueshme që do t’i arrijmë këto objektiva me 16 maj pëkundër zotimit me letër të kryeministrit për herë të parë karshi faktorit ndërkombëtar. Një raport i punuar me kujdes dhe i mirë i Dora Bakoyannis që po del një mbështetëse e integrimit të Kosovës në institucionet evropiane realisht, por mosbesimi ndaj kësaj qeverisje është bërë fakt. Nuk pranohen vetëm zotimet me letra pa veprimet konkrete dhe kjo nënkupton tani përmes dy telefonatave të fundit që vijnë nga Franca dhe Gjermania që janë dy shtete kryesore në BE lidhur me nevojën që qeveria e Kosovës të bëjë veprim konkret. Ky veprim konkret është që draft-Statuti i Asociacionit të bëhet dokument i Kosovës, mos të quhet më evropian, dhe kjo bëhet përmes vendimit në qeveri dhe hapi konkret është dërgimi i këtij dokumenti në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim”, ka deklaruar Haziri.

Atij për këtë deklaratë, i ka reaguar Luan Gacaferi, anëtar i Kryesisë së partisë Guxo, përcjell Bota sot.

Sipas Gacaferit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, është më optimist se nënkryetari i LDK-së, për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Vuçiq presidenti i Serbisë: “Vështirë e besueshme që do mundemi ta parandalojmë antarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri: Vështirë e besueshme që Kosova do arrijë të anëtarësohet në Këshillin e Evropës”

E thënë shkurt, Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë është më optimist se Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, që Kosova do pranohet në Këshillin e Evropës!

Tani e kemi të qartë pse LDK ka ra në 10%.

Tani e kemi të qartë pse Kosova ka qenë 750 vjet e sunduar e pushtuar dhe e copëtuar, sepse Kosova ka pas shumë Lutfi Hazira në historinë e saj dhe vazhdon të ketë akoma, mjerisht!”, ka shkruar anëtari i Guxo, në një postim në Facebook.

Chcete se dozvědět tajemství úspěšného pěstování zeleniny na zahradě? Nebo potřebujete tipy na rychlé a chutné recepty? Navštivte náš web plný užitečných rad a lifestylových triků pro každodenní život. Zde najdete inspiraci pro zdravé jídlo, praktické nápady pro domácnost a mnoho dalších užitečných informací. Připojte se k naší komunitě a objevte nové možnosti pro zlepšení kvality života! Jak vařit knedlíky: jednoduchý trik Káva: Přínosy a nevýhody pití Jak zachránit květiny před plísní: útoky plísně v červenci Kyselé odrůdy jablek: Proč Tajemství dokonalého rybízového džemu: rovnováha sladkosti a kyselosti Proč jahody neplodí: jaký výběr místa a půdy Jak si vyrobit Vyzkoušejte tyto užitečné triky pro každodenní život a objevte nové recepty pro vaření. Naše články o zahradničení vám pomohou vytvořit dokonalou zahradu. Získejte užitečné rady a tipy, které vám usnadní každodenní život.