Lajme

Vuçiq thotë se qëllimi i pesëshes është që Serbia ta njohë Kosovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:31 / 22 October 2023

Pas takimit me pesë emisarët euro-amerikanë, Vuçiq tha se “qëllimi i tyre i vetëm është njohja e Kosovës së pavarur”.

“Banjska ishte taktikisht e tmerrshme për ne, solli shumë javë dhe muaj me pasoja, por në kuptimin strategjik, qëllimi i tyre i vetëm është njohja e Kosovës së pavarur. Qoftë arsyeja Banjska apo diçka tjetër, ajo politikë e marrëdhënieve ndaj Serbisë në të cilën Prishtina gjithmonë ka përparësi mbetet”, tha ai në TV Pink.

“Për ta Kosova është shtet i pavarur, në bazë të vendimit të tyre. Kujt i intereson për aktet juridike ndërkombëtare” tha presidenti serb.

Vuçiq tha se të enjten dhe të premtën do të jetë në Bruksel së bashku me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.

“Mendoj se duhet të flas për Kosovën, ajo për disa tema më të bukura”, tha Vuçiq.