Lajme

Vuçiqi për urën e Ibrit: Pres provokime dhe problem, çdo gjë është fushatë për ta

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:02 / 18 August 2024

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe KFOR-it, lidhur me paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës mbi Lumin Ibër.

Ai tha se me ndërkombëtaret ka një bashkëpunim shumë të drejtë” dhe se pret që ata mbajnë fjalën – “se pa vullnet të përbashkët ura nuk do të hapet”.

Vuçiqi tha se zgjedhjet në Kosovë janë shpallur për 9 shkurt dhe se “tashmë çdo gjë është fushatë për ta” dhe për këtë arsye pret provokime dhe probleme shtesë.

“Besoj se KFOR-i do ta përmbushë edhe premtimin edhe detyrën parësore në përputhje me rezolutën 1244”, ka thënë presidenti i Serbisë, Vuçiq.