Ballina

Vuçiqi u jep fjalën serbëve: Nëse vazhdojnë arrestimet, Veriun do ta mbyllim përgjithmonë për institucionet e Prishtinës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:40 / 29 December 2022

Pas takimit me Shtabin e Krizave, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbrëmë doli me vendim se barrikadat e vendosura në pikat kufitare me Kosovën do të hiqen. 

Në fjalimin e tij, Vuçiqi tha se serbët e Kosovës nuk i besojnë Albin Kurtit dhe në rast të vazhdimit të arrestimeve dhe persekutimeve do të vendosin barrikada përgjithmonë, transmeton Insajderi

Ne besojmë vetëm në shtetin e Serbisë dhe në ju personalisht, prandaj kërkojmë një fjalë të dhënë qartë se kemi mbështetje për atë që vijon. Nëse terrori vazhdon, veriun e Kosovës do ta mbyllim përgjithmonë për institucionet e Prishtinës, kërkojmë një garanci se ata kurrë nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiqi. 

“Nëse ata fillojnë të arrestojnë serbët për shkak të barrikadave, çfarëdo që të bëni pas kësaj, unë qëndroj prapa jush”, tha ai.

Tutje, ai shtoi se serbët nga Kosova nuk kanë besim tek institucionet e Kosovës.

“I kam lutur, i kam lënë vetëm të marrin një vendim dhe më pas më kanë dorëzuar atë që kanë hartuar në barrikada. Serbët nuk besojnë në institucione”, tha Vuçiq dhe lexoi tekstin që përfaqësuesit serb ia dorëzuan.

Barrikadat do të hiqen, por mosbesimi nuk është hequr”, ka përfunduar Vuçiq.