...

Lajme

Vulin nga Moska i reagon Hovenierit: S’ju njohim si ambasador

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:04 / 11 June 2024

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, nga Rusia i ka reaguar ambasadorit amerikan në Kosovë, Geoffrey Hovenier, se nuk është qëndrim i SHBA-së ajo që u tha në deklaratën e “Kuvendit gjithëserb” për Kosovën.

Vulin e quajti Hovenierin “të ashtuquajtur ambasador” ndërsa e ka përdorur sërish termin pezhorativ “shiptari”, duke injoruar një vendim të gjykatës në Serbi, sipas të cilin termi është “politikisht i pasaktë dhe ofendues”.

“I ashtuquajturi ambasador i SHBA-së në Prishtinë ka problem me deklaratën e Kuvendit gjithëserb. Hovenier nuk e ka problem që Kurti ta shfuqizojë dinarin, i cili shkel çdo marrëveshje dhe për 12 vjet pa e formuar Asociacionin, por është i zemëruar sepse Serbia dhe Srpska nuk e njohin Kosovën. Nëse e ka më të lehtë, nuk e njohim as si ambasador dhe mezi e njohin edhe Shiptari. Prandaj Hovenier e bën punën e tij në Prishtinë sikur e kanë dërguar si dënim. Shiptari gjithmonë kishin frikë nga bosët në Washington, por edhe nga ambasadorët në Prishtinë. Që kur u dërgua Hovenier tek ata, ata kanë frikë vetëm nga shefat e tij. Na kërcënoni, na zëvendësoni, na futni në sanksione kot, Kosova është Serbi”, tha Vulin, raporton Novosti.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha të hënën se SHBA-ja dhe partnerët e saj perëndimorë nuk pajtohen me Deklaratën e miratuar më 8 qershor nga Serbia dhe entiteti serb i Bosnjë e Hercegovinës, Republika Srpska, ku Kosova përmendet si “pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”.

“Nuk e kam pasur mundësinë t’i lexoj të gjitha raportet lidhur me ‘Kuvendin gjithëserb’, por e kuptoj që aty përdoret gjuhë që thotë se Kosova është pjesë integrale e Serbisë. E kuptoj që ky është qëndrimi i tyre, por ky nuk është qëndrimi i asnjërit prej nesh, nuk është i SHBA-së, i partnerëve tanë të QUINT-it apo kujtdo tjetër”, tha Hovenier.

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.