Ish-drejtori i BIA-s, Aleksandër Vulin ka thënë se Nikolla Sandulloviqi është arrestuar me urdhrin e tij.
Ai ka shtuar se këtë urdhër e kishte dhëna sa ishte në detyrë si drejtor, përcjell lajmi.net.
“Sandulloviqin e kanë ndaluar sipas urdhrit tim, i cili ka mbetur në fuqi edhe pas dorëheqjes sime. Ai u ndalua me dyshimin për cenim të rendit kushtetues dhe duke punuar aktivisht për të mbështetur të ashtuquajturën Kosovë” – tha për Novosti-n ish-drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion, Aleksandër Vulin.
“Nëse Sandulloviq do të kishte vendosur një kurorë në varrin e Himmlerit, Mossad do ta kishte vrarë, nëse do të kishte vendosur një kurorë në varrin e Osama bin Ladenit, CIA do t’i kishte gjetur kokën. Duke vendosur një kurorë në varrin e vrasësit serb Adem Jasharit, Sandulloviq është ndaluar vetëm me urdhër timin dhe është ndaluar me urdhër të prokurorit. I kërkoj falje Serbisë që nuk mund të bëj asgjë më shumë. Nuk e di se për cilët tradhtarë të tjerë janë aktiv urdhrat e mi të arrestit dhe t’i çoj para prokurorëve kompetentë, por është mirë që tradhtarët ta kontrollojnë veten, shpresoj që urdhrat të mos jenë anuluar”, tha Vulin.