Gazetari thotë se PDK duhet të pavarësohet nga studiot e ish-zyrtarëve që tash veprojnë si analistë.
Gazetari Vullnet Krasniqi ka komentuar dorëheqjen e Memli Krasniqit nga udhëheqja e PDK-së, duke e cilësuar vendimin si një akt pjekurie dhe përgjegjësie të rrallë në dy dekadat e fundit.
Sipas Krasniqit, shumë vendime të Memlit për drejtimin e partisë janë penguar nga vet partia dhe, veçanërisht, nga analistët apo ish-zyrtarët që tash veprojnë si komentatorë politikë.
“Analistët e degraduan mënyrën e opozitarizmit dhe, kur deshtuan, në fund iu gjujtën Memlit,” tha Krasniqi. Ai shton se dorëheqja e Krasniqit i gëzon këta analistë, të cilët shpesh interpretojnë gabimet e partisë si fitore personale.
Krasniqi thekson se PDK duhet të pavarësohet nga këto studio dhe të rikthejë energjinë dhe drejtimin politik të vet, larg ndikimit të jashtëm të “analistëve apo ish-zyrtarëve”.