11:46 / 5 January 2026
Numerimi i votave në KQZ është duke vazhduar.
Aktualisht, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë më shumë se 50 për qind të votave.
Më saktë, VV-ja ka 50.50 për qind, apo 461 mijë e 880 vota.
E dyta renditet PDK-ja me 187 mijë e 362 vota, ose 20.49 për qind.
Në vendin e tretë është LDK-ja me 13.37 për qind, përkatësisht 122 mijë e 276 vota.
E katërta është AAK-ja me 5.55 për qind, apo 50 mijë e 777 vota.