Lajme

‘VV me punë të lëna përgjysmë’, Bajrami: Me Qeverinë e LDK-së fillon llogaridhënia reale!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:54 / 8 December 2025

Kandidatja e LDK-së për deputete, Hykmete Bajrami, ka dalë me një postim për projektet që thotë se qeveria e tyre do të punojë.

Sipas saj, në ditën e parë, do t’i bëjnë publike të gjitha të dhënat për çdo projekt në Kosovë që nga momenti i nisjes, afati i planifikuar për përfundim, deri te çdo ditë vonesë e shkaktuar gjatë zbatimit.

“Çdo projekt do të jetë i hapur për publikun dhe çdo vonesë do të shoqërohet me emra, përgjegjësi dhe llogaridhënie pa marrë parasysh emrat!

Do të kërkojmë llogari nga secili kontraktor që nuk i ka respektuar afatet, por po aq edhe nga çdo zyrtar shtetëror që me neglizhencë, keqmenaxhim apo heshtje ka lejuar bllokimin e projekteve.

Askush nuk do të fshihet më pas procedurave dhe askush nuk do të mbetet pa përgjegjësi.” – ka shkruar Bajrami.

Duke ia drejtuar gishtin VV-së, Bajrami tha se sa i përket rrugëve për Gjilan, Podujevë, Mitrovicë, Pejë dhe Tetovë, “qytetarët e dinë shumë mirë çfarë ka ndodhur gjatë këtyre pesë viteve: premtime, vonesa, plane të papërfunduara dhe punë të lëna përgjysmë.”

E njëjta situatë, sipas saj, ka ndodhur edhe me stadiumet dhe shumë objekte të tjera publike. projekte të zvarritura, buxhete të shpenzuara pa rezultat dhe asnjë përgjegjësi.

“Kjo praktikë e keqqeversjes, e punëve të lëna përgjysmë merr fund!

Me Qeverinë e LDK-së fillon llogaridhënia reale dhe përfundon koha e justifikimeve dhe ankesave!”