Lajme

VV me tubim madhështor në Pejë, i’a dridh ‘themelet’ Gazmend Muhaxherit të LDK-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:09 / 13 January 2025

Lëvizja Vetëvendosje sonte ka mbajtur një tubim në qytetin e Pejës, ku shihet numër i madh i pjesëmarresëve.

“Nga Peja, lulja e Dukagjinit, në udhëtimin tonë të përbashkët për 500 mijë zemra në numrin 118”, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Peja njihet si qytet ku deri më tash ka mbështetur vazhdimisht kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili në këto zgjedhje është kandidat për deputet nga LDK-ja.

Por nga pamjet e tubimit të VV-së shihet se në Pejë Vetëvendosje tashmë gëzon përkrahje më të madhe se sa LDK me në krye Gazmend Muhaxherin e kësaj komune