Lajme

Walker jep detaje për martesën: Do të martohem me një gjyshe

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:45 / 18 January 2024

William Walker ka ardhur me një rrëfim tejet personal, ku ka folur për jetën e tij, fëmijërinë, martesën, fëmijët e tij dhe shumëçka tjetër.

Me këtë rast, ai u ndal edhe tek martesa e fundit që pritet të ndodhë, e që këto ditë është përfolur tejet shumë për këtë pjesë.

“Tani do të martohem jo me një vajzë të re, por ajo është një gjyshe”, u shpreh mes tjerash Walker në T7, teksa foli edhe për dy gratë e tjera dhe katër fëmijët e tij.

Ai tregoi tutje se gruaja e tretë me të cilët do të martohet quhet Dejzi, sikurse e kishte emrin edhe gruaja e dytë, tashmë e ndjerë.