Lajme

William Walker nderon Heroin Afrim Bunajku

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:12 / 1 October 2023

Pjesëtarët e komunitetit të diasporës në Uashington D.C janë mbledhur sot në ambientet e Ambasadës Kosovës në ShBA  për të nderuar rreshterin Afrim Bunjaku.

Kjo është bërë e ditur në platformën X (ish-Twitter) nga Ambasada e Kosovës në ShBA.

Bashkatdhetarët tanë kanë nderuar aktin heroik të rreshterit Bunjaku, i cili dha jetën në mbrojtje të rendit dhe ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

I pranishëm ka qenë edhe miku i madh i Kosovës, ambasadori William Walker.

Për nder të heroit Afrim Bunjaku, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, gjeneralmajor Arben Kingji dhe ambasadori i Shqipërisë në ShBA, Ervin Bushati, vizituan Ambasadën e Kosovës në Uashington, D.C.