Lajme

Xharra: Vendimi për Klan Kosovën s’ka të bëjë me ligjin, është sulm direkt ndaj fjalës së lirë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:31 / 3 August 2023

Gazetarja Arbana Xharra ka thënë se vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për t’ia pezulluar licencën e biznesit Klan Kosovës është sulm mbi mediat dhe fjalën e lirë.

“Është përpjekje për t’i heshtur mediat dhe nuk ka të bëjë me arsyetimin e qeverisë. Nuk ka të bëjë me ligjin, apo patriotizëm, por është direkt sulm ndaj fjalës së lirë”, ka thënë Xharra për Info Magazine në KlanKosova.

“Është e tmerrshme fushata e LVV-së. Ka qindra komente ku sulmohen gazetarët dhe shoqëria civile”.

Ajo ka thënë t’i ketë ardhur mirë kur u protestua në Prishtinë më 31 korrik me moton “Demokracia vdes në errësirë”.

“Më erdhi mirë që pati mobilizim nga të gjithë gazetarët. Me atë protestë secili mbron vetëveten”.