Lajme

Xhemi Shehu dhe Julian Deda rikthehen bashkë në moderim

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:31 / 28 August 2024

Dy nga yjet më të pëlqyer shqiptarë, Julian Deda dhe Xhemi Shehu, janë rikthyer bashkë.

Ata do të prezantojnë krah njëri-tjetrit emisionin “Fiks fare”, të cilët njëherësh kanë bërë një rikthim pas shumë vitesh.

Finalisti i Big Brother VIP Albania 3 u rikthye në formatin që e bëri të famshëm përmes spektaklit më të madh të humorit në Shqipëri, “Portokalli”.

 

Xhemi nga ana tjetër u rikthye në këtë program pas 21 vitesh, e cila tashmë dihet se ka qenë një nga velinat e para të “Fiks Fare”.

Çdo mbrëmje, Juli dhe Xhemi do të sjellin para publikut kronika të ndryshme, hulumtime si dhe humor.

Ky program për shtatë vjet ka qenë nën moderim të Devis Mukës dhe Dorian Ramaliut.

Nuk ka dyshim se do të ketë edhe shumë surpriza të tjera, ndonëse me shtatorin fillojnë edhe sezonet e reja televizive. 

View this post on Instagram

 

A post shared by Julian Deda (@juldeda)