Lajme

Xheneta do përballet me Gjestin në “Big Brother”? Postimi i fundit i jep fund dyshimeve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:42 / 30 January 2025

Xheneta Fetahu këto ditë ka qenë shumë e komentuar në media e shtypin rozë.

Ajo ka pak ditë që përmbylli aventurën në Big Brother VIP Kosova 3, duke u renditur si finalistja e dytë. E pas kësaj, u tha se do të shkonte në Big Brother Vip Albania për t’iu bashkangjitur Gjestit. Aludimet u shtuan ku ajo postoi një foto nga Tirana.

Por dje, modelja ka bërë një reagim në rrjete sociale duke treguar se ndodhet në Prishtinë.

“Shtëpi e ëmbla, shtëpi. Prishtinë”, ka qenë përshkrimi i fotografisë që postoi, ku shfaqej një verë, e quajtur “Vera e dashurisë”.

Ajo nuk ka reaguar akoma për Gjestin dhe për afrimitetin që ka krijuar me banoren Egli Tako. Mos ndoshta edhe Xheneta ka mësuar që një ‘Diellza’ ekziston dhe ka shumë mundësi të jetë bashkëshortja e banorit?