Xheneta Fetahu këto ditë ka qenë një emër tejet i komentuar në media e shtypin rozë.
Ajo ka pak ditë që përmbylli aventurën në Big Brother VIP Kosova 3, duke u renditur si finalistja e dytë.
Një performancë e shkëlqyer që e bëri atë një personazh të dashur për publikun dhe një temë diskutimi në rrjetet sociale.
E pas kësaj, u tha se do të shkonte në Big Brother të Shqipërisë për t’iu bashkangjitur Gjestit.

Ky lajm ka shkaktuar një ritëm të madh spekulacionesh, duke lënë fansat në pritje se e ardhmja e saj në këtë spektakël mbetet e paqartë.
Madje pati aludime se do të hynte në spektaklin e mbrëmjes së kaluar, gjë që nuk ndodhi. Ky zhvillim ka bërë që fansat të pyesin se çfarë po ndodh me planifikimet e saj dhe a do ta shohim ndonjëherë Xhenetën në ekranin shqiptar.
Modelja kishte bërë një reagim në rrjete sociale duke treguar se ndodhet në Prishtinë. Ajo ka postuar një fotografi me përshkrimin: “Shtëpi e ëmbla, shtëpi. Prishtinë”, një shenjë e qartë se ajo është e angazhuar me jetën e saj përtej kamerave dhe ngjarjeve televizive.
