Lajme

Xheneta sonte në Big Brother VIP, a do të reagojnë banorët

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:50 / 13 March 2025

Që nga dje, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka nisur sfida e mosreagimit.

Fituesja e edicionit të kaluar, Egla Ceno u fut dje dhe puthi një nga banorët, Laertin.

Për më tepër, u transmetua edhe intervista e Jozit për Loredanën jashtë, shoqëruar me këngën dedikuar asaj të cilën Loredana e kuptoi për herë të parë.

Por, një nga ‘bombat’ duket të jetë ruajtur për ditën e sotme.

Prive by Liberta Spahiu mëson se Xheneta mund të jetë ‘sfida’ e radhës që futet sot në shtëpinë më të famshme.

Diçka e tillë është lënë të kuptohet përmes një story teksa bëhet gati me grimin në Tiranë.

Gjithë sy e vesh drejt takimit me Gjestin në shtëpi që pa diskutim do të ofrojë momente shumë të forta televizive. /Prive By LIberta Spahiu