Lajme

Xhensila po bashkon forcat me reperin e njohur kosovarë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:43 / 17 July 2024

Ghetto Geasy ka bashkuar forcat për një tjetër projekt me Xhensila Myrtezajn.Dyshja e famshme e shoubizit kanë ndarë një video nga xhirimet e videoklipit.

Ata bëjnë me dije se së shpejti do të sjellin një duet, të dytin të realizuar bashkë.

Kjo pas “Mëkati jem” që ishte po ashtu edhe me Majk, i cili u lansua rreth dy vjet më parë.

Kënga rezultoi të jetë e suksesshme me miliona klikime në platformën YouTube.

Megjithatë, ata nuk kanë ndarë detaje se kur do të publikohet ky bashkëpunim.

Besohet që ky projekt do pritet mirë nga publiku e fansat e tyre.