Lajme

Xhevdet Pozhari: Ky ministër i Albin Kurtit është absolutisht më punëtori

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:36 / 2 December 2023

Analisti i çështjeve politike Xhevdet Pozhari, ka vlerësuar ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çekun, si më “punëtorin”, nga kabineti i kryeministrit Albin Kurti.

Pozhari ka thënë se Çeku, për disa muaj më radhë, po punon më së shumti, madje edhe gjatë vikendeve, përcjell Bota sot.

Sipas analistit, i njëjti do të duhej të ishte ministër i Jashtëm i Kosovës.

Reagimi i plotë i Pozharit në Facebook:

Si çdo të premte, pas përfundimit të orarit të punës, e bëj një tekst për punën dhe mospunën e ministrave. Kuptohet, më së shumti i vlerësoj ata që punojnë edhe gjatë vikendeve.

Mirëpo, derisa isha duke i analizuar aktivitetet, më ra në sy edhe këtë javë tempo e ministrit Hajrulla Çeku. Për disa muaj me radhë, është absolutisht më punëtori.

S’di pse këtë njeri e shoh si modelin si duhet të duket ministri i Punëve të Jashtme!