Lajme

Xhirimet përfunduan, zbulohet kur do të nisë transmetimi i “Kepi i Vip-ave”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:54 / 15 June 2023

Xhirimet për “Kepin e VIP-ave” kanë përfunduar. Lajmin e bëri të ditur vetë Kiara Tito me anë të një postimi në rrjete sociale.

Së fundmi është bërë e ditur se ky reality show do të nisë transmetimin në ekranin e Top Channel të dielën e 2 Korrikut.

Pjesë e këtij formati janë një pjesë e madhe e ish banorëve të Big Brother Vip, ku konkurrentët do të sqarojnë edhe disa nga dinamikat e mbetura pezull nga ky format.

Mësohet se mes konkurrentëve janë Ronaldo Sharka, Keisi Medini, Jori Delli, Shpat Kërleshi, Gerti Koxha si dhe ish konkurrent i Përputhen, Mevlan Shaba.