Lajme

Xhuli Nura: Bini në dashuri me qenin tuaj, nuk gënjen e as nuk ju lëndon

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:08 / 27 August 2024

Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, duket se ka një lidhje të ngushtë me kafshët – posaçërisht qentë.

Kështu të paktën e shpreh përmes rrjeteve sociale, e më së shumti me qenushin e saj.

Ajo ka publikuar së fundmi një video, ku shihet duke e përkëdhelur e kaluar kohë me të.

Foto: Screenshot/Instagram

“Bini në dashuri me qenin tuaj. Nuk gënjen, nuk ju bën të ndiheni të trishtuar ose të lënduar”, ka shkruar ajo.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova theksoi: “Gjithçka që bën është të të bëjë të lumtur dhe të rrethuar me dashuri”.

Xhuli ditë më parë shprehu një shqetësim, gjersa tregoi një ngjarje që i ndodhi në një qendër tregtare.

Ajo tha se nuk iu lejua hyrja brenda me qenushin e saj, duke u treguar e ashpër pasi kjo nuk ndodh në asnjë vend tjetër.