Lajme

Xhuli thotë se babai i saj e ka pasur në klasë Azem Galicën, harron që ai ka vdekur në vitin 1924

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:41 / 7 March 2023

Një debat që është hapur në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova nga Vedat Bajrami po vazhdon të diskutohet akoma.

Kësaj radhe mes Mbresës, Xhulit dhe Stresit, ku konkretisht flitej për odat shqiptare.

Mbresa i tha modeles nga Drenica se humoristi nuk e pranonte se ato kanë qenë patriarkale.

Gjatë kësaj bisede, Xhuli më pas i tha Mbresës së në oda kanë shkuar Azemi me Shotë Galicën.

“Babi në klasë e ka pasur burrin e Shotës, Azemin. Kështu që tregojnë pak për situatat si kanë rënë në betejë etj. Babai im është 64 vjeç, tregon për historinë e Shotës dhe Azemit që kanë luftuar, babi nuk ka qenë në klasë me të, nuk janë gjeneratë e njëjtë, por ka treguar ngjarje”, tha ajo.

“Babai i tregon se i di këto gjëra se me lagje nuk jemi larg njëra-tjetrës”, vazhdoi më tej modelja.

Siç edhe shihet në video, deklarata e Xhulit u ndërrua vetëm pak sekonda më pas.