Aktorja e njohur kosovare, Yllka Gashi, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale pas deklaratës së banorit të “Big Brother VIP Albania”, Jozef Markut. Ky i fundit e ofendoi banorin nga Kosova, Besart Kelmendin, i njohur me nofkën Gjesti, duke e quajtur “kopil shkine”.
Ky koment i turpshëm dhe fyese i Jozit ka shkaktuar një valë reagimesh të ashpra në rrjetet sociale, menjëherë pas PRIME-it të mbrëmjes së kaluar. Debati ka shpërthyer jo vetëm mes banorëve në shtëpinë e “Big Brother”, por edhe mes fansave të Gjestit, të cilët kanë reaguar me zemërim dhe kanë mbushur platformat sociale me mesazhe kritike ndaj Jozit.
Përkrahësit e Gjestit argumentojnë se Jozef Marku ka ofenduar jo vetëm Gjestin, por edhe familjen e tij, duke pasur parasysh se ai është nipi i një dëshmori të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë nga forcat serbe.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2025/02/a44e187b-c4e9-4223-83f6-9c9804d5b014-632x1024.jpg)
Tashmë mbetet të shihet në ditët në vijim nëse organizatorët e “Big Brother VIP Albania” do të marrin ndonjë masë ndaj Jozit, duke pasur parasysh karakterin e rëndë të fjalëve të tij dhe ndjeshmërinë që ka ngjallur kjo situatë, sidomos te kosovarët.