Lajme

Ymeri: Albini ka pas kohë, po s’ka pas vullnet me zgjedh Presidentin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:01 / 30 March 2026

Analisti politik Visar Ymeri ka komentuar zhvillimet e fundit pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës për t’i dhënë edhe 34 ditë afat kryeministrit Albin Kurti për zgjedhjen e presidentit.

“Problemi është që deri tash nuk ka vullnet, kjo të bën me mendu që ma përpara kemi me shku në zgjedhje,” deklaroi ai në VV Show.

“Me kanë bota mbarë, ma mirë u kanë me bo zgjidhje e mos me shku në zgjedhje,” u shpreh ai.

Ai shtoi se partitë politike kanë pasur kohë të mjaftueshme për të arritur një marrëveshje për presidentin, por sipas tij, problemi nuk ka qenë koha.

“Nuk është që nuk kemi pas kohë me arrit marrëveshjen për presidentin. Tash gjykata tha se duhet me ia dhanë edhe 34 ditë, por këtu nuk ka qenë mungesa e kohës, por mungesa e vullnetit politik për me zgjedh presidentin,” theksoi Ymeri.