Veprimi i fundit i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama karshi homologut nga Kosova, Albin Kurti, tregon edhe njëherë qëndrimet që ai ka ndaj Kosovës. Derisa për Kurtin nuk lëvizi nga vendi dhe vetëm i zgjati dorën nga larg, për homologun e tij serb, u ngrit dhe e përqafoi.
Ky veprim i Ramës u kritikua mjaftë shumë nga politikanë, njohës të fushave të ndryshme e mbarë qytetarët shqiptarë.
Por, si komentohet sjellja e ftohtë e kryeministrit Rama me kryeministrin e Kosovës? A është dëshmi kjo për raportet vëllazërore Shqipëri-Serbi, teksa dihet se Shqipëria nuk e përkrahu Kosovën as në sfidën e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës?
Prof. dr. Eshref Ymeri në një prononcim për ‘Bota sot’ ka komentuar këtë sjellje të Ramës, duke e quajtur si “krye tradhtari” i kombit shqiptar, që ka flirtuar dhe vazhdon të flirtojë me kryekriminelin Vuçiç për copëtimin e territorit të Republikës së Kosovës.
Ymeri: Popullit shqiptar të Dardanisë i duhet medoemos të bëhet mbështetje e fuqishme e treshes udhëheqëse, për t’i dalë zot vendit
“Doli në pah përkrahja e fuqishme e përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit për kryeministrin Rama, kryetradhtarin e kombit shqiptar, i cili ka flirtuar dhe vazhdon të flirtojë me kryekriminelin Vuçiç për copëtimin e territorit të Republikës së Dardanisë. Shembullin më konkret të kësaj përkrahjeje e pati dhënë ish-ambasadorja Juri Kim, e cila, gjatë tërë mandatit të saj diplomatik në Tiranë, duke u reklamuar pranë Ramës dhe pjellës së tij Erion Veliaj, pati mbajtur të tilla qëndrime, sikur të ishte anëtare e asamblesë së partisë socialiste. Madje opozitën e pati kërcënuar me shprehjen e famshme të kohës së diktaturës komuniste: “do të hani bar”, vlerëson ai.