Lajme

Ymeri: Në bazë të Kushtetutës, Kuvendi duhej të shpërndahej dhe Kosova të shkonte në zgjedhje

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:51 / 16 March 2026

Visa Ymeri, analist, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë.

Në një interpretim, Ymeri ka vlerësuar se në “bazë të Kushtetutës”, Kuvendi duhej të shpërndahej.

“Ne jemi duke e pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por në bazë të Kushtetutës Kuvendi duhej të shpërndahej dhe vendi të shkonte në zgjedhje. Kuvendi duhej ta zgjidhte presidentin deri 30 ditë para skadimit të mandatit” – theksoi Ymeri.