“Mendoj që Kosova është duke bërë shumë kësi gabime tragjike edhe të komunikimit edhe të qëndrimeve që pastaj Kosovën, e vendosin në një pozicion më të vështirë”
“Pёr zbatimin e kësaj strategjie, Vuçiç ka investuar tepёr shumё, me çka e ka nxjerrё kёtё si investim me dozë tё lartё tё rrezikut. Ka dёrguar forcat e tij antiterror nё brendёsi tё njё shteti tjetёr, e i cili pёr mё tepёr e mbron kufirin me trupa tё NATO-s, duke sfiduar kёshtu haptazi vijat e kuqe tё NATOs; ka diskredituar turpshëm tёrё shёrbimin diplomatik tё vendit duke e detyruar tё lёshohet nё kampanjё tё gjerё dezinformimi tё vendeve partnere; si dhe ka shpenzuar me gjasё miliona euro tё mjeteve publike dhe parave tjera tё pista nё influencimin e narrativёs dominuese gjatё draftimit tё opinioneve apo qëndrimeve tё bashkёsisё ndёrkombёtare”.
Këtë deklaratë të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, e ka kritikaur analisti, Visar Ymeri, sipas të cilit, kjo deklaratë e Bislimit do të përkthet në anglisht dhe do të lexohet nga akterët ndërkombëtarë.
Dhe kështu sipas Ymerit, do të mund të largohen miqtë e Kosovës, prej të cilëve prapë do të na duhet ndihmë.
“Do të përkthet në anglisht edhe ka me lexu kjo edhe do të lexojnë edhe Borrelli, edhe Blikeni dhe të tjerë. Mendoj që Kosova është duke bërë shumë kësi gabime tragjike edhe të komunikimit edhe të qëndrimeve që pastaj Kosovën e vendosin në një pozicion më të vështirë. Prapë ma vonë ka me nau dashtë ndihma e këtyre miqve me e mbërri një pikë të caktuar. Unë mendoj që kësi gjuhe jemi duke i bërë edhe ato e që edhe mbas sodit munden me pas qëndrim pak ma ndryshe. Sot e dëgjofsha Augustin Palokaj që është gazetar mirë i informuar në Bruksel dhe tha se ka shumë njerëz që mendoje se i është bërë pak e padrejtë Kosovës. Edhe ata këtë rast ata munden me mendu se e ke tepru zotëri Bislimi. Jemi në një situata ku duhet me gjetë miq kudo që të ka, e jo me kriju armiq të ri. Kjo është problemi që e kam unë me këtë mënyrë të komunikimit”, ka thënë Ymeri.