Analisti politik, Visar Ymeri, në Debat Plus, ka kritikuar refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për të shkuar në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi, duke e cilësuar këtë veprim si shfaqje të egoizmit personal.
“Me këtë shtytje me Prokurorinë, Kurti po donë të kallëzoj që është më i madhi në këtë vend”, ka theksaur Ymeri.
“Nuk kemi asgjë kundër, kjo ndërlidhet me rezervat shtetërore. A ka hapësirë për të vazhduar ky hetim tutje si i dyshuar për korrupsion apo me dëshminë e tij mbyllet dhe thonë që nuk paska asgjë?”, ka pyetur ai.
Sipas Ymerit, shkuarja e Kurtit në zyrat e Prokurorisë do të ishte një hap i thjeshtë për të përmbyllur çështjen dhe për të shmangur polemikat.
“Pse qenka aq keq të hysh në Prokurori për një aferë? Nëse nuk ka asgjë këtu, atëherë shko dhe jep dëshminë, mbylle këtë çështje”, ka shtuar ai.
Ai gjithashtu kritikoi Qeverinë për mungesën e një arsyetimi të qartë lidhur me refuzimin e Kurtit.
“Unë nuk e kam dëgjuar asnjëherë arsyetimin e Kurti ose të Qeverisë se pse qena e rëndësishme me shku ne zyre te Kurtit dhe jo Prokurorisë. Ajo cështja praktike mbase edhe pajtona, mos të të fotografojnë mediat duke hyrë në prokurori”, po pse qenka aq keq të hysh në prokurori për një aferë pse të ndihet në faj nëse nuk ka asgjë këtu. Po mirë, shko jepe dëshminë dhe mbylle këtë çështje. Këtu kemi të bëjmë edhe me egon personel të Kurtit ai me këtë shtytje me Prokurorinë, ai po donë të kallëzoj që është më i madhi në këtë vend”, ka deklaruar Ymeri./Dukagjini