Lajme

Z. Milo, Dardania nën udhëheqjen e Albin Kurtit, nuk është e gatshme të falë territore

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:10 / 3 October 2025

NGA: HAFIZ SHALA

Z. Milo, ne Serbinë e kemi armik më të zi se Hitlerin, alias Millosheviqin dhe Gebelsin e tij Vuçiq, me të cilin keni krijuar vëllazëri.
Juve nuk iu pengon koketimi me Vuçiqin, duke u pajtuar edhe me e nda Dardaninë (për juve Kosovën). Prandaj, cilat janë ato veprime që Kurti po i bën, i cili po e shtrin sovranitetin në pjesën veriore duke e zbatuar ligjin, duke vënë ligj, duke i eliminuar strukturat terroriste të dirigjuara nga Vuçiqi, i cili nuk e ka primare ruajtjen e serbëve, por ta pengojë shtetin e Dardanisë, duke tentuar që, përmes ndonjë ngrehine artificiale si “Zajednica” me kompetenca ekzekutive, të fusë dorë.

Si mund të lejohet që Serbia t’i fusë duart në një shtet sovran, liria e të cilit kushtoi shtrenjtë, edhe pse me ndihmën e aleatëve tanë siç janë SHBA-të? A do ta pranonin, për shembull, Shtetet e Bashkuara të Amerikës që 66.6 milionë (shënimet nga viti 2023) hispanikë të kenë organe paralele të komunitetit spanjoll?

Z. Milo, unë nuk kam dëgjuar që qerrja mund të drejtohet me dy timona (volane), njëri serb e tjetri shqiptar. Pra, në Dardani ka vetëm një timon, ai në duar të dardanëve, me të drejtat e siguruara për të gjitha minoritetet. Ai serb është më i privilegjuari.

Z. Milo, në Shqipërinë e Edvin Kristaq Ramës po ndodh sikur në kohën e diktatorit dhe tradhtarit të Dardanisë Enver Hoxhës: teshat e Dardanisë iu kanë prerë në Beograd e iu kanë qepur në Tiranë. Në Tiranë sundon kryeministri i Serbisë, më i miri që nga koha e Nikolla Pashiqit (me të drejtë deklaroi gazetari gjerman Michael Martens).

Faleminderim për të gjithë ata djelmosha nga shteti amë i origjinës, Shqipëria, që iu bashkëngjitën UÇK-së, por jo atyre që u vëllazëruan me Vuçiqin duke pirë verë të kuqe, simbol i gjakut të fëmijëve të vrarë në djep në Drenicën e kuqe heroike në Republikën e Dardanisë.

Po mos të kishte Dardania, së pari, hyrë në federatë me Serbinë ose, thënë ndryshe, po mos të ishte Diga e quajtur Dardani, sikur ajo mbi lumin Nil në Egjipt në Asuan, Serbia për 24 orë e kishte okupuar Shqipërinë. A pajtohni?