3:00 / 18 April 2025
Zafir Berisha, nga Nisma, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mosrespektimin e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, raporton GazetaBlic.
Ai u shpreh i befasuar nga deklaratat e disa deputetëve që po akuzonin Kurtin për këtë, duke pyetur: “Kur i ka respektuar Kurti ligjet dhe Kushtetutën që nuk po i respekton tani?”
Berisha theksoi se Kurti i respekton ligjet vetëm kur i duhen për përfitime personale dhe për t’u shërbyer interesave të tij.