Lajme

Zana Avdiu: Kosova për 4 muaj tensione e kriza e humbi liberalizimin e vizave

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:57 / 26 November 2022

Zana Avdiu, analiste, ka shkruar një status në lidhje me situatën e krijuar si pasojë e targave, e cila u shtensionua ditë më parë pas një kompromisi në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Zonja Avdiu shkroi se Kosova për 4 muaj tensione e kriza, nuk fitoi asgjë.

“Kosova për 4 muaj tensione e kriza, rezultat e ka veç humbjen e liberalizimit të vizave.” – shkroi zonja Avdiu në profilin e saj në Facebook.

Kujtojmë që Kosova dhe Serbia kanë arritur një dakordim në lidhje me çështjen e targave, e cila ishte nga kryetemat e muajve të fundit. Sipas dakordimit, Kosova nuk do të shkruajë gjobitje për ngasësit e veturave me targa ilegale serbe, ndërsa Serbia nuk do të vazhdojë lëshimin e targave të reja.