Zana Avdiu, autore e emisionit “Zanat”, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në një video-opinion për Gazetën Politika.
Ajo ka komentuar dorëheqjen e Memli Krasniqit nga posti i kryetari të PDK-së.
Sipas analistes Avdiu, Krasniqi është dorëhequr për t’ia shpëtuar fytyrën Bedri Hamzës, kandidat i PDK-së për kryeministër, nga humbja në zgjedhjet lokale në Mitrovicë.
“Dorëheqja e Memliut më duket më një taktike e PDK-së, edhe pse Memliu tha vet që është reflektim i gjatë. E para e punës, dorëheqja e Memliut është përpjekje për me ia fuqizu pozicionin Bedri Hamzës në garën e ardhshme nacionale. Pra Bedriu me shku në zgjedhjet nacionale edhe si kryetar i PDK-së, edhe si kandidat për kryeministër. Një pozicion që nuk e kishte në zgjedhjet e shkurtit” – tha Avdiu, transmeton Gazeta Politika.