Lajme

Zana Avdiu: Opozita s’po guxon as me u ndi nga Vetëvendosja, duhet me dalë në rrugë kundër Kurtit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:07 / 6 June 2023

Aktivistja, Zana Avdiu, ka kritikuar opozitën për mos “opozitarizimin e dobët” ndaj Qeverisë Kurti.

Avdiu ka thënë se opozita parlamentare është e nënshtruar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

“Opozita nuk janë duke bërë kurgjo, janë tepër të heshut dhe të nënshtrun ndaj Vetëvendosjes. Nuk guxojnë as me ndi, as me dalë me kritiku”,  ka thënë Zana Avdiu.

Më tutje, Avdiu ka deklaruar se në kohën kur Kosova mori kritika të shumta edhe nga ambasada amerikane, opozita ke heshtur.

”Ish dashtë me qenë një opozitë më e fuqishme, me kërku me dale njerëzit në përkrahje, jo me vepru si ka vepru Vetëvendosje”, ka thënë Avdiu.