10:17 / 27 February 2026
Zana Avdiu, autore e emisionit feminist “Zanat” dhe analiste në Pressing, ka publikuar një video-analizë në Gazetën Politika.
Në analizën e saj, Avdiu ka folur për popullaritetin e Vjosa Osmanit, presidente e Kosovës, e cila është në kërkim edhe të një mandate tjetër në krye të shtetit.
“Pra votuesi i VV, që është cdo i dyti në Kosovë, duket që është edhe mbështetës i Vjosa Osmanit për presidente.
Nuk e di si do t’ia bëjnë partitë, por një kandidate me një mbështetje të tillë qytetare është problem të injorohet” – ka theksuar Avdiu për Gazetën Politika.