12:39 / 7 January 2026
Zana Avdiu, aktiviste dhe autore e emisionit feminist “Zanat”, ka reaguar në lidhje me përçmimet për njerëzit që janë në asistencë sociale dhe diasporën.
Në një video për mediumin “Gazeta Politika”, Avdiu ka vlerësuar se nuk është marre me marrë social, por me vjedh shtetin.
“Me u tall me njerëzit që marrin social është mendësi provinciale. E padrejtë. E rrezikshme” – ka theksuar Avdiu, ndër të tjera.
Ajo ka përmendur me emër edhe Mërgim Lushtakun, deputet i zgjedhur i PDK-së, i cili kishte kritika për një pjesë të diasporës në lidhje me votën në favor të VV-së.